top of page

Emisioni

kikiriki - shqip me fëmijë

Radio ORANGE

  • të dielën e PARë çdo Muaj 11:30-12:00

  • Të dielën e DYtë çdo muaj 11:00-12:00

  •  fM 94.0 MHz në Vjenë

  • ose direkt​ në Linkun më poshtë

në Radio ORANGE
00:00 / 00:52

si dhe gjithmonë në arkiv tek

ejamene.com-kikiriki-shqip-me-fëmijë_homepage

Eja me ne

Përshëndetje fëmijë!

Unë jam gjeli Kiki.

Sa i bukur ky emisioni në radio! Unë u kënaqa shumë këtu! Po ti?

Na shkruaj në: kikiriki[at]o94/.\at

Rreth meje:

E ke dëgjuar emisionin „kikiriki-shqip me fëmijë”? Fëmijët shqiptarë në Vjenë krijojnë bashkë me Desarën një emision shumë të dashur për fëmijë - edhe unë jam aty tashmë mes fëmijëve e mahnitem kur i shoh duke përgatitur emisionin dhe kur i dëgjoj tek flasin në radio, tregojnë barcoleta, bëjnë intervista, mësojnë shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe dhe qeshin e kënaqen shumë me njëri-tjetrin. Madje ata bëjnë edhe një fjalor në radio në tri gjuhë: shqip-gjermanisht-anglisht, si dhe krijojnë vetë muzikë ritmike dhe këndojnë para mikrofonit. Sa të zotë që janë!

 

Eja edhe ti me ne! Do kalojmë bukur të gjithë bashkë!

 

Na dërgo një përshëndetje ose një kuriozitet apo barcoletë e gjëegjëzë në adresën: kikiriki[at]o94/.\at

Kjo është shumë e thjeshtë:

  1. Regjistroje veten në celular në aplikacionin “voice recorder”

  2. Na e dërgo materialin në adresën e e-mail-it tonë: kikiriki[at]o94/.\at

  3. Materiali do të jetë pjesë e emisionit të ardhshëm. Kështu u bëre edhe ti një reportere ose reporter i emisionit tonë në Radio Orange

ejamene.com-kikiriki-shqip-me-fëmijë_gjeli_kiki_homepage
bottom of page